15,11,2024

Komuna e Ferizajt me fond të punësimit

Must Read

Ferizaj.03.03.2018. Gjat këtij viti në komunën e Ferizajt pritet të formohet fondi i punësimit. Kështu ka bërë të ditur sot koordinatori i zyrës për zhvillim ekonomik Mustafë Grainca. Sipas tij ky fond ka synim që krahas zhvillimit të potencialeve ekonomike të rris edhe mundësinë e punësimit. Kjo pritet të bëhet në pjesën e dytë të vitit. Ndërsa pas hartimit të planit të veprimit që tashmë vetëm sa ka kaluar shumë shpejt pritet të themelohet edhe zyra e zhvillimit ekonomik. Kjo me qëlllim të jetësimit të shumë projekteve me rëndësi. Koordinatori i kësaj zyre Mustafë Grainca gjatë një bisede me Televizionin Liria ka përmendur edhe projektet që po synohen të realizohen përmes programeve të Bashkimit Evropian.
“Plani i veprimit, në mënyrë të detajizuar i përshkruan të gjitha aktivitetet duke filluar nga hapi i parë i cili është analizë buxhetore që ne kemi bërë si aktivitet në kuadër të buxhetit të miratuar të komunës sonë i cili ka të bëjë me identifikimin e projekteve të cilat kanë në koncept të drejtpërdrejtë zhvillimin ekonomik. Më pas do të shkojmë me aktivitetin e dytë që ka të bëjë me hapjen e zyrës për zhvillim ekonomik e cila pritet që në fund të prillit ne do ta funksionalizojmë. Pastaj kemi edhe projekte tjera të cilat synojmë ti realizojmë duke thithur investime të huaja siç janë fondacionet apo grandet qeveritare dhe ato ndërkombëtare siç ato të IPA 2018 pastaj synojmë së shpejti dhe jemi në proces të hartimit të projekteve të digjitalizimit të profilit të komunës dhe digjitalizimit të të gjitha shërbimeve të komunës sonë. Ky projekt që do të jetë i gatshëm së shpejti mendoj që javën e ardhshme ne do të aplikojmë si komunë në përfitimin e grandeve në Ministrinë e Zhvillimit . Tashmë e kemi intesnsifikuar takimet me këtë ministri dhe kemi informacionet se komunat kanë të drejtë të aplikojnë gjatë tërë vitit në kuadër të këtij fondi apo këtij grandi qeveritar i cili ka të bëjë me financimin e këtyre projekteve nëpër komuna” ka thënë Mustafa Grainca.
Të gjitha aktivitetet që po synohen të realizohen po mendohet se janë në koherencë të plotë me planifikimet që dalin nga kjo zyrë.
“Ne jemi në përputhje me të gjitha atë që e lancon jeta institucionale nga marrja e mandatit. Ne jemi në përputhje me procesin e planit në kuadër të buxhetit të komunës dhe mendoj që jemi në kohë për të zhvilluar të gjitha këto procese të para[ara edhe me një akt planveprimi të cilin e kemi miratuar si këshill ndërdrejtorial e i cili konsiderohet si rekomandim për kryetarin e komunës” ka thënë Grainca.
Për më tepër bëhet e ditur se në pjesën e dytë të vitit pritet të themelohet edhe fondi i punësimit i cili mundëson jetësimin e dy projekteve tjera, atë të subvencionimit të bizneseve dhe subvencionimit të kamatave.
“Fondi i punësimit përmban në vete dy projekte, subvencionimin e bizneseve me mjete monetare i cili projekt tani mungon po pritet të futet pas rishikimit të buxhetit, dhe projekti i dytë subvencionimi i kamatave të biznesit i cili në një formë është duke u vazhduar nga viti i kaluar por që ka të bëjë vetëm me pjesën e fermerëve dhe financimin e kamatave të tyre e ne do ta zgjerojmë dhe mendoj se do te jap efektet e veta më të mëdha ekonomike dhe zhvillimore. Këtë projekt ne do ta rrisim duke bërë që nga një projekt që është funksionalizimi i pishinës që është një projekt I miratuar në kuadër të buxhetit 2018, aty do të ndërhyjmë për të rikthyer at buxhet dhe transformuar në përkrahje të bizneseve për subvencionimin e kamatave dhe kështu do të krijojmë me rishikim fondin e parë financiar i cili është në funksion të implementimit të krijimit të fondit të punësimit për komunën tonë dhe për të gjithë të rinjtë tanë që presin për të gjetur një vend punë në kuadër të ndërmarrjeve tona biznesore në komunë tonë” ka thënë Mustafa Grainca, për televizionin Liria.
Themelimi i zyrës së zhvillimit ekonomik ka qen pjesë e programit qeverisës së kryetarit Agim Aliu. Me këtë po synohet që ti jepet një impuls më i madh zhvillimit ekonomik komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img