07,01,2026

Komuna e Ferizajt mban mbledhje të jashtëzakonshme

Must Read

Pas reshjeve të vazhdueshme të shiut që nga nata e kaluar, gjatë ditës së sotme është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme në Komunën e Ferizajt.

Në këtë takim morën pjesë Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu, Drejtori i Shërbimeve Publike, Alberton Sahiti, përfaqësues të kompanive publike KRM “Pastërtis”, NPL “Ambienti” dhe KRU “Bifurkacioni”, Policia e Kosovës, përfaqësues të KEDS-it, të QKMF-së së Ferizajt, si dhe përfaqësues të tjerë komunalë.

Gjatë mbledhjes u theksua se, pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të shiut, në territorin e Komunës së Ferizajt nuk janë raportuar raste të vërshimeve dhe se situata aktualisht është nën kontroll.

Drejtuesit e pushtetit lokal u kanë bërë thirrje qytetarëve që në rast të ndonjë vërshimi apo situate emergjente, të kontaktojnë menjëherë autoritetet përgjegjëse, në mënyrë që të ndërmerren masat e nevojshme dhe të ofrohet një reagim sa më i shpejtë dhe efikas.

Për raportimin e vërshimeve eventuale, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat e mëposhtëm:
📞 048 111 161
📞 +383 49 993 555

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një person nuk i ndalet patrullës së policisë dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj

Njësitë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndërmarrë veprime ndaj një personi për disa kundërvajtje në trafik. Më datë 05.01.2026,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img