12,05,2024

Komuna e Ferizajt ka marr masa parandaluese për sëmundjet gungore të kafshëve

Must Read

Konfirmohen rastet me sëmundjen gungore të lëkurës, paralajmërohen veprime më të theksuara në terren në parandalimin e sëmundjes.
Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj në kuadër të kompetencave që ka, së fundi kanë ndërmarr disa veprime në parandalimin e përhapjes së sëmundjes së kafshëve e njohur si sëmundja gungore e lëkurës e që kryesisht i prekë gjedhet.
Ndonëse tashmë kjo sëmundje është prezente në disa lokalitete të komunës, zyrtarë të kësaj drejtori gjatë një konference për medie kanë bërë të ditur sot se në kuadër të masave parandaluese, përveç mbylljes së tregjeve të bagëtive, kanë bërë dezinsektimin e hapësirave publike, ndërsa në teren po i koordinojnë veprimet në bashkëpunim me ordinancat veterinare të licencuara të komunës.
Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Ismet Vranovci, ka thënë me këtë rast se deri më tani, bazuar në informacionet nga terreni janë katër raste në Greme, dy raste në Zaskok, në rrugën “Arsim Bega” është një rast që është manifestuar me ngordhjen e kafshës , në fshatin Kosinë, një dhe dyshohet edhe për një rast tjetër në Burrnik.
“Masat të cilat duhet t’i ndërmarrin fermerët janë të thjeshta, duhet të ndalohet qarkullimi i kafshëve, duhet të bëhet vaksinimi që është kompetencë e AVUK-ut dhe masa e fundit parandaluese, deiznsektimi dhe dezinfektimi i shtallave. U bëjë apel fermerëve që në momentin që vërejnë ndryshime tek kafshët, duhet të veprojnë menjëherë, të informojnë mjekun veteriner apo inspektorin e veterinës, në mënyrë që të konstatohet gjendja dhe të merren masa parandaluese”, ka thënë Vranovci.
Për më tepër bëhet e ditur se kjo sëmundje mund të shërohet. Zyrtarët kanë thënë se ka raste kur sëmundja ka filluar të tërhiqet, por që natyrisht veprimi duhet të jetë i shpejtë.
“Sot e kam thirre një takim me veterineret e komunës për t’u njoftuar me gjendjen e fundit.Drejtoria e Bujqësisë i ka ndërmarr të gjitha masat, të gjitha veprimet e saja për parandalimin e sëmundjes, efektet janë të dukshme, kjo po manifestohet nga puna në terren”, ka thënë Ismet Vranovci.
Ndryshe, u bë e ditur se si rezultat i kësaj gjendje të krijuar, Drejtoria e Bujqësisë, e ka shtyrë tenderin e shpallur për ndarjen e lopëve qumështore të racës fisnike, duke u nisur nga fakti se në këtë situatë ekziston mundësia e infektimit të tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Komuna e Ferizajt ndan 260 serra për ferizajasit

Komuna e Ferizajt, respektivisht Drejtoria e Bujqësisë ka bërë publikimin e përfituesëve të serrave 50 m2 për vitin 2024. Ky...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img