21,07,2025

Komuna e Ferizajt ka filluar dëgjimet buxhetore për vitin 2026

Must Read

Komuna e Ferizajt ka nisur këtë të hënë procesin e dëgjimeve buxhetore për hartimin e buxhetit për vitin 2026. Dëgjimi i parë publik është mbajtur me përfaqësues të organizatave joqeveritare (OJQ), të rinjtë, sportistët dhe përfaqësues të mediave.

Në hapje të këtij takimi, udhëheqësja e Zyrës për Informim dhe Komunikim me Publikun, Shyhrete Topalli-Rexhepi, theksoi se dëgjimet buxhetore janë një mundësi e mirë për të kuptuar më saktë kërkesat e grupeve të interesit, në mënyrë që ato të reflektohen në planifikimin buxhetor për vitin 2026.

Ndërsa drejtorja për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati-Shabani, theksoi se kjo drejtori edhe për vitin e ardhshëm ka paraparë si prioritet subvencionimin e OJQ-ve dhe klubeve sportive. Në këtë rast ka theksuar se Komuna e Ferizajt po bën të pamundurën në mënyrë që secilit klub sportiv ti dal në ndihmë në lidhje me kërkesat e tyre.

Pjesëmarrësit e këtij dëgjimi shprehën kërkesat dhe propozimet e tyre, të cilat ishin të ndryshme, por një nga kërkesat më të theksuara ishte që të bëhet diçka konkrete në lidhje me shtimin e lokacioneve sa më të përshtatshme për të gjitha klubet sportive me theks të veçantë futbolli. Poashtu u kërkua që të bëhet subvencionimi i klubeve të suksesshme dhe jo i atyre që nuk kanë treguar ndonjë rezultat konkret.

Pasditen e sotme, dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë me përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe fermerët e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KEDS, punime në rrjet. Këto pjesë të rajonit të Ferizajt do të kenë ndërprerje të rrymës deri 9 orë

21.07.2025 Punime në projekte investive 1. Nga NS 35/10 Ferizaj II do të ndërprehet: LP 10kV J19 Kosova Petroll (kodi: 40041003)  prej orës...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img