15,09,2025

Komuna e Ferizajt ka aleate të fuqishme FSK-në

Must Read


Ferizaj.17.01.2018.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në mëngjesin e sotëm ka pritur në një takim komandantin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të FSK-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.
Me këtë rast gjenerali Cikaqi, ka uruar kryetarin Aliu, për postin e të parit të Komunës së Ferizajt, duke ofruar edhe bashkëpunimin e nevojshëm në fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me FSK-në.
E nga ana tjetër, kryetar i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar gjeneral Cikaqin për këtë vizitë, duke theksuar se bashkëpunimi me Forcën e Sigurisë së Kosovës, nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë edhe në mandatin katër vjeçare.
Ishte ky takimi i parë në mes kryetarit Aliu dhe gjeneral brigade Enver Cikaqi.
Seen by Albion, Sabri, 6 më shumë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img