Ferizaj

Komuna e Ferizajt fton qytetarët në dëgjim publik lidhur me shpronësimin e pronave të paluajtshme

By FerizajPress

January 16, 2018

Ferizaj.16.01.2018 . Njoftohen të gjithë qytetarët ferizajas se me datën 18 janar 2018 në orën 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës, mbahet dëgjim publik lidhur me shpronësimin e pronave të paluajtshme për parcelat, që gjenden në hyrje të qytetit të Ferizajt.

Zona kadastrale si: Prelez i Jerlive, Muhovc, Talinovc i Jerlive , Talinovc i Muhaxherëve, Ferizaj dhe Fshat i Vjetër.

Organizator i këtij dëgjimi publik është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ftohen qytetarët ferizajas që të marrin pjesë në këtë diskutim publik.