Zyra e Komisionerit për Gjuhët (ZKGJ), në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), në edicionin e pestë të ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve për “Praktikat më të mira në Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”, ndau mirënjohje për Komunën e Ferizajt si komunë lidere.
Organizuar së bashku me Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve, çmimet njohin institucionet me performancën më të mirë në promovimin e shumëgjuhësisë dhe të drejtave të gjuhëve në Kosovë.
Shefi i Misionit tonë, Ambasadori Michael Davenport i dorëzoi çmimet së bashku me Komisionerin e Gjuhëve Slaviša Mladenović dhe Zëvendës Ombudspersonin Srđan Sentić, duke theksuar rëndësinë thelbësore të shumëgjuhësisë në nxitjen e dialogut ndër-komuniteti dhe promovimin e integrimit të të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Fituesit u zgjodhën nga një juri e larmishme, bazuar në gjetjet e monitorimit të rregullt të zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë.