22,12,2025

Komuna e Ferizajt do të mbështesë komunitetet pakicë

Must Read

Ferizaj.10.01.2018. Gjatë ditës së sotme, kryetari Aliu ka pritur në takim përfaqësues të Partisë Demokratike të Ashkanlive të Kosovës (PDAK), përkatësisht kryetarin e saj dhe deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Danush Ademi, zv. ministrin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Besart Jasharin, si dhe anëtarë të tjerë të udhëheqjes së kësaj partie.
Në këtë takim u diskutua mbi rolin e institucioneve komunale në mbështetjen dhe dhënien e mundësisë së barabartë për komunitetet joshumicë.
Me ç’rast kryetari Aliu siguroi se interesat e komuniteteve joshumicë janë të garantuara në vendimmarrjen lokale dhe se angazhimi i qeverisjes së re është që të ofroj mundësi të barabarta për të gjithë.
Ferizaj është qytet simbol i tolerancës ndëretnike dhe si i tillë do të investohet edhe në të ardhmen

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img