27,04,2024

Komuna e Ferizajt dhe VoRAE ndajnë rreth 110 mijë euro për komunitetin RAE

Must Read

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Asllan Kryeziu sot priti  një delegacion të zyrtarëve të organizatës VoRAE .Voice of Roma, Ashkali and Egiptian.
Ata biseduan për finalizimin  e Draft-Memorandumeve të bashkëpunimit në mes kësaj organizate dhe komunës së Ferizajt.
Memorandumet e bashkëpunimit janë fokusuar në dy fusha në atë të ndërtimit dhe renovimit të shtëpive për komunitetet romë, ashkanli,dhe egjiptian.
Dhe memorandumi tjetër në fushën e arsimt për qendrën e mësimit plotësues në shkollën fillore “Ahmet Hoxha” në Ferizaj.
Për përmirësimi i kushteve të banimit për komunitetet romë, ashkanli dhe egjiptian do të bashkë financohen rreth 100.000 Euro dhe në fushën e arsimit në shumë prej 10.000 Euro, që së bashku kapin shumën 110.000 Euro.
Memorandumet do të zyrtarizohen ditëve në vijim dhe do të fillojnë së implementuari nga muaji mars të këtij viti ka thënë në  nënkryetari i Komunës së Ferizajt për komunitete Asllan Kryeziu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img