26,12,2024

Komuna e Ferizajt dhe Dr. Asllan Bajrami, para gjyqit

Must Read

Ish-drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Asllan Bjarami i larguar nga puna muaj më parë, vazhdon të kërkoj drejtësi nëpër institucionet e Kosovës.  Bajrami së bashku me këshilltarin ligjor të kryetarit të Ferizajt, Muharrem Sfarqa, po presin në Gjykatën Themelore për të marrë pjesë edhe në një senacë gjyqësore. Kësaj radhe ishte komuna ajo që e prapësoi vendimin e fundit të Gjykatës Themelore, ku Asllan Bajramin e shpalli  të pafajshëm dhe komunën e obligoi që ta kthej në vendin e punës. Pas dëshmive që dhanë palët para gjyqtarit Faton Ajvazi, ky i fundit mori vendim që për prapësimin apo jo të kësaj lënde, gjykata do të vendos në afat prej 15 ditësh.

“Kundër aktvendimit tonë që e kemi caktuar përmbarimin, debitori ka pasur të drejt me paraqitë prapësimin,  afati ka qenë shtatë ditë, e ka shrytëzuar këtë afat dhe sot e ka paraqitur prapësimin. Gjykata pas kësaj senace do të vendos lidhur me prapësimin dhe palëve do t’u dërgohet vendimi i gjykatës. Ata kanë të drejtë sërish të ankohen për çfarëdo vendimi që merr gjykata. Ne do të vendosim në afat sa më të shpejtë, pasi që për të gjithë zyrtarët që pretendojnë të kthehen  në vendin e punës, gjykata i përshpejton sa më shumë procedurat për marrje të vendimeve”,tha gjyqëtari Faton Ajvazi.

Gjyqëtari Ajvazi deklaroi se nëse palët nuk do të pajtohen me vendimin që do të marrë Gjykata Themelore për këtë prapësim, ata kanë të drejtë ankese dhe lënda shkon në Gjykaten e Apelit. Në bazë të ligjeve në fuqi, bëhet e ditur se nëse institucionet e drejtësisë, vendosin që ish-drejtori Asllan Bajrami  është larguar nga puna pa të drejtë ligjore, komuna e Ferizajt mund të dënohet financiarisht deri në 10 mijë euro, ndërkaq debitori, këtë rast, Muharrem Sfarqa deri në 1 mijë euro./ Televizioni Tema /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img