Ekskursionin e maturantëve e ka anuluar komuna, me arsyet se shkolla në fjalë nuk ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për këtë ekskursion, duke vazhduar kështu që nxënësit të kthehen nga nisja për në Shqipëri, për tre herë radhazi.
Ndërkaq të shqetësuar dhe me vendime krejt të ndryshme dolën të jenë profesori i shkollës ‘’Gjergj Kastriot –Skënderbeu’’ Rrahim Elshani, i cili tha se anulimi i ekskursionit po bëhet për interesa personale të zyrtarëve komunal, njofton Klan Kosova.
‘’Ndalesa ka dy domethënie njëra sipas Drejtorisë së Shkollës dhe tjetra sipas Komunës.’’
‘’Është hera e tretë që nxënësit tanë përgatiten për ekskursion në Shqipëri dhe anulohet.’’
‘’Kur e pyeta Drejtorin e Arsimit, pse është anuluar ekskursioni, ai më tha se ‘’unë jam shefi’’, pastaj i thash që keni pengu procesin mësimor për tre ditë radhazi.’’
‘’Ai po ashtu më tha që nëse niseni e vazhdoni ekskursionin e që kush nuk e mban mësimin shkon në shtëpi. Unë i thash që nuk mundesh me më pushu nga puna sepse kam përvojë dhe nuk është ajo shkollë private.’’
‘’Nxënësit kanë qenë shumë të zhgënjyer me këto ngjarje. Krejt problemet janë tek akomodimi sepse po të ishim shkuar ne sot si Shkollë e gjimnazit ‘’Gjergj Kastriot-Skënderbeu’’ zyrtarë komunal të Drenasit nuk do pajtoheshin assesi.’’
‘’Kjo sepse zyrtarët e komunës qëndrojnë bashkë me shkollën teknike të Drenasit në Shqipëri në ekskursionin e tillë, e duhet të vijnë edhe me ne po ashtu të shkojnë me para të nxënësve.’’
‘’Unë ju betohem gjithë atyre që më shikojnë, të cilët i njo dhe më njohin, se asnjë cent i prindërve nuk do të vjedhet. Nxënësit do të shkojnë në Shqipëri sepse këtë e ka ligj Ministria e Arsimit, por problemi është i hajnisë.’’
‘’Komuna dëshiron që kur të vijnë nxënësit e teknikës të shkojnë prapë me gjimnazin në vendin ku thonë ata.’’
‘’Bekimi është Zëdhënës i Komunës merr rrogë nga ta dhe nuk është ashtu siç thotë ai hiq. Unë kam parë dokumentacionin e vulosur tek drejtori.’’
‘’Është e vërtetë që ky anulim është bërë për shkak të interesave personale. Unë i them që Bekim Dobrës duhet t’i vijë turp çka ky po thotë.’’
Por versionin e zyrtarëve të arsimit, në lidhje me këtë problem e dha Bekim Dobra – zëdhënës i Komunës së Drenasit, i cili tha se ky ekskursion i maturantëve në Shqipëri, nuk është anuluar për shkak të interesave personale të zyrtarëve komunal të këtij qyteti.
‘’Anulimi është bërë nga Drejtori i Arsimit, Sadik Tahiraj, për arsye sepse shkolla nuk ka respektuar të gjitha rregullat dhe kriteret për të kryer këtë aktivitet për maturantët.’’
‘’Absolutisht nuk është e vërtetë që është anuluar shëtitja, për interesa personale.’’
‘’Unë fola në parim të udhëzimit administrativ.’’
‘’Oferta duhej të shpallej 7 ditë përpara, e këtë shkolla nuk e ka bërë.’’
E më së shumti të dëmtuar dhe të shqetësuar dalin të jenë prindërit e maturantëve të Drenasit, pasi sipas tyre, shkolla dhe komuna po luajnë me nxënësit.
‘’Jam i shqetësuar më shumë për dëmtimin e mësimit tek nxënësit, për tre ditë ka ndodhë e njëjta ngjarje.’’
‘’Janë nisur me valixhe janë kthyer me taksi.’’
‘’Kërkoj nga shkolla të mos luhet me nxënës.’’ ka përfunduar një nga prindërit e një maturanti të gjimnazit ”Gjergj Kastriot-Skënderbeu”, njofton Klan Kosova.
.