09,05,2024

Komuna dhe KBI në Ferizaj me bashkëpunim ndërinstitucional, në interes të qytetarëve

Must Read

Në vazhdën e vizitave që po u bënë bashkësive fetare të komunës, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Ferizajt.

Pas takimit, me kreun e KBI-së, efendi Bujar Hasani, kryetari Svarqa, ka thënë se në fokus të takimit ka qenë bashkëpunimi ndërinstitucional, në interes të qytetarëve por edhe të komuniteteve fetare.

“Njëra nga temat kryesore ka qenë mënyra e realizimit të projektit të heqjes së shpenzimeve të varrimit, për të cilin komuna pa fajin e saj është vonuar, si rezultat dhe pasojë e kohëzgjatjes së ratifikimit të ligjit të buxhetit i miratuar në Kuvendin e Kosovës. Kjo ka krijuar një vonesë në përmbushjen e obligimeve tona, unë, shpresoj se brenda ditëve në vijim me alokimin e parë të mjeteve, një shumë prej 15 -20 mijë eurove do të bartet në xhirollogaritë e KBI-së”, ka thënë Svarqa.

Për më tepër i pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka vënë theksin edhe në atë se gjatë këtij takimi është biseduar edhe aspektet tjera të bashkëpunimit që lidhen me kërkesa të KBI-së për objekte të kultit, por edhe për kërkesat e komunës për disa prona që janë në menagjim të Bashkësisë Islame.

”Disa vakëfe të cilat mund të shfrytëzohen edhe për aktivitete tjera për shembull sportive, e edhe aktivitete tjera, siç ka qenë një pronë e KBI-së, gjatë kohës së okupimit në fshatin Varosh e cila ka shërbyer si një stadium futbolli ku janë zhvilluar ndeshje kampionale, në të cilën kanë luajtur emrat të njohur të futbollit të Kosovës, një pjesë e tyre për çështje kondicionale të përgatitjes për luftë” ka thënë Svarqa.

Në anën tjetër , kryetari i KBI-së , efendi Bujar Hasani, e ka vlerësuar këtë vizitë, duke thënë se me këtë po dëshmohet niveli i mirë i bashkëpunimit ndërinstitucional .

“Ne si udhëheqës të Bashkësisë Islame zotohemi për një bashkëpunim që nuk ka munguar.BI-ja gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet e gatshme që t’iu shërbej qytetarëve jo vetëm në çështjen fetare por edhe në çështjet komunale dhe në çështjet ndaj shtetit”, ka thënë efendi Hasani.

Duke folur për aspektet e projektit të kompensimit të shpenzimeve të varrimit , ka thënë se vonesat lidhen me çështje administrative dhe për këtë nuk e fajësojmë askënd. “ E jona mbetet t’i falënderojmë për gatishmërinë e bashkëpunimit dhe ato janë çështje për të cilat nuk mund ta fajsojmë askënd, por janë rregulla që duhet respektuar “, ka thënë efendi Bujar Hasani.

Ndryshe, gjatë kësaj vizite pati dakordime edhe për bashkëpunime tjera, në mënyrë që opinioni të jetë i sensibilizuar se po punohet për kompromise, të cilat qojnë të rezultatet e dëshiruara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img