26,12,2024

Komuna dhe akteret e tjerë po luajnë një rol të rëndësishëm në rënien e ekstremizmit

Must Read

Ferizaj. 26.05.20166. Organizuar nga Ekipi veprues për Siguri në Bashkësi në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të brendshme, Komunën e Ferizajt dhe partnerë të tjerë, u mbajt debati “Ndërtimi i urave”. U diskutua për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në nivel lokal dhe qendror.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa tha se në të gjitha format e tij, ekstremizmi në komunën e Ferizajt ka shënuar rënie. Theksoi se ngritjes së shkallës së sigurisë me kapacitetet e tij i ka ndihmuar edhe pushteti lokal.
13244697_1177796115588543_2302546374702266622_n
“Në komunën e Ferizajt me përpikëri funksion këshilli komunal për siguri në bashkësi në të cilën janë të përfaqësuar të gjitha nivelet që kanë të bëjnë më këtë këshillë. Ne gjer më tani kemi, raporte të mbajtjes së këtyre temave të rëndësishme që lidhen me vet qytetarët e Ferizajt, përmes hapjes së debatit për të gjitha temat, për të gjitha llojet e ekstremizmit, duke pasur po ashtu edhe një traditë për luftimin e ekstremizmit fetar përmes simpoziumeve të ndryshme, ku kanë marr pjesë shtresa intelektuale, publicistike dhe analitike që merren me çështje të sigurisë. Ne kemi bashkëpunim të thellë edhe me faktorët e jashtëm të sigurisë, me FSK-në, përfaqësues të KFOR-it amerikan, me krerët e bashkësive fetare si pjesë integrale e shoqërisë, por edhe Policinë e Kosovës. Po ashtu të gjitha Drejtoritë komunale si dhe me Bashkësitë fetare si pjesë integrale e shoqërisë kanë vënë në shërbim të gjitha kapacitete për realizmin e synimeve të tyre për këto tema”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se nga të gjitha ligjëratat dhe trajnimet, këshillimet dhe analizat e ndryshme qojnë deri aty që Komuna e Ferizajt, ka një situatë jashtëzakonisht të mirë të sigurisë ku çdo here shënohet rënie e të gjitha veprave të ekstremizmit në të gjitha nivelet.

13289019_1055288957851350_848619989_n (1)
I pari i Ferizajt është ndalur edhe tek vendosja e kamerave të sigurisë në qytetin e Ferizajt, ku ka thënë se kanë treguar rezultatet shumë të mirë dhe duke pasur vazhdimisht rënie të veprave kriminale.
Këshilltarja e lartë e ministrit të brendshëm, Drita Pereziç, tha se pos të tjerash po ndihmojnë edhe në zbatimin e strategjisë për luftimin e ekstremizmit.
Drejtori i Policisë rajonale të Ferizajt, nënkolonel Gazmend Hoxha tha se qasjen preventive ndaj terrorizmit të dhunshëm po e ushtrojnë duke vetëdijesuar qytetarët për këtë fenomen nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme.
E, Besim Hasani, shef i hetimeve në Policinë e Kosovës theksoi se duhet të punohet edhe në riintegrimin e personave që kanë qenë të përfshirë në radikalizëm. Shtoi se ata nuk duhet përjashtuar nga shoqëria.
Në debatin “Ndërtimi i urave” organizatorët u janë përgjigjur edhe interesimeve të qytetarëve e përfaqësuesve të shkollave, këshillave të bashkësive fetare etj, për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit të dhunshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img