04,03,2025

Komplikohet aksioni për nxjerrjen e fëmijëve nga shpella (Foto)

Must Read

Zyrtarët thanë se do të merrnin deri në katër ditë për të përfunduar aksionin për të shpëtuar tetë djem dhe trajnerët e tyre të ngujuar në një shpellë në veri të Tajlandës.
Sot zhytësit arritën të nxjerrin katër nga 12 djemtë, dhe aksioni do të vazhdojë nesër, njofton AP.

Guvernatori i Provincës Chiang Rai, Narongsak Osatanakorn, i cili është përgjegjës për operacionin e shpëtimit, tha më parë se faza e ardhshme e operacionit të shpëtimit do të fillojë për 10 deri 20 orë.
Ai theksoi se 13 zhytës të huaj dhe pesë zhytës tajlandezë morën pjesë në operacionin e shpëtimit, ku secili fëmijë ishte shoqëruar nga dy zhytës.

Disa nga djemtë u transferuan me helikopter në qytetin e afërt të Chiang Rai, ku u transferuan në spital me automjete emergjente, transmeton Reuters. Djemtë e moshës 11-16 vjeç dhe trajneri i tyre 25-vjeçar në shpellë janë nga 23 qershori.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13 raste të vjedhjeve dhe nëntë të dhunës në familje për një javë në rajonin e Ferizajt

Policia ka njoftuar se për një javë në rajonin e Ferizajt janë raportuar 13 raste të vjedhjeve, 10 prej...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img