21,12,2024

Kompanitë teknologjike ndihmojnë për të luftuar terrorizmin

Must Read

Amber Rudd tha në një intervistë televizive britanike të dielën se Britania po bën përparim të mirë në punën me kompanitë e teknologjisë për të arritur qasjen në mesazhet e koduara të të dyshuarve për terrorizëm.

Ajo shtoi megjithatë, se ato që e shqetësojnë më shumë janë kompanitë e internetit që vazhdojnë të botojnë publikimet me gjuhën e urrejtjes, që po kontribuon në radikalizimin e njerëzve në këtë vend.

Të shtunën në Mançester, një grup grupesh muzikore u ndoqën nga rreth 50 mijë spektatorë në ngjarjen e parë muzikore të qytetit që prej sulmit të së hënës në Mançester Arena, shkruan VOA.

Të shtunën, Britania e zvogëloi nivelin e kërcënimit të terrorizmit nga “kritik” në “të rëndë”.

Siguria shtesë, megjithatë, vazhdoi në Old Trafford Cricket Ground, në periferi të Mançesterit, për një koncert të grupeve Manchester Courteneers, Charlatans, Blossoms dhe Lakra.

Personave në shfaqje iu kërkua të mbërrinin herët dhe të mos sillnin çanta. Zyrtarë të sigurisë me uniforma u vendosën në intervale 50-metra në rrugët që i afroheshin vendit.

Në komentet përpara koncertit, pjestari i grupit Courteneers, Liam Fray, u tha të pranishmëve “Nëse mendoni se mund të na mposhtni, nuk e dini se kush jemi”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img