29,07,2025

Kompanitë nga Ferizaj marrin pjesë në panairin Swiss Bau në Zvicër

Must Read

Një nga panairet më të medha të ndërtimit Swiss Bau, që po mbahet në Zvicër mblodhi kompani nga vende të ndryshme e në mesin e tyre prezantuan edhe kompanitë nga Kosova.

Në vizitë të këtij panairi ishte edhe Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, Balton Derguti, i cili vizitoi përpos tjerash edhe kompanite nga Ferizaj që po marrin pjesë në këtë panair.

Dardania Model, Promobi dhe Max Qeramika janë kompanite ferizajase që morrën pjesë në këtë panair që u mbajt gjatë kësaj jave në Basel të Zvicrës.

Kompanitë në fjalë duke e falenderuar për vizitën dhe përkrahjen e njoftuan drejtorin Derguti se janë ndarë të kënaqur nga pjesmarrja në këtë panair dhe se kane siguruar kontakte të shumta për eksportimin e mallrave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Komuna e Ferizajt shpallë konkurs për operator transportues për linjën Urbane D

Ferizaj, 29 Korrik 2025 – Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjenca, ka shpallur zyrtarisht organizimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img