23,12,2024

Kompania e ujit në Ferizaj synon arkëtimin me përmbarues privatë

Must Read

Kompania rajonale e ujësjellësit “Bifurkacioni”e Ferizajt po përballet me krizë financiare. Madje me shumë vështirësi po i siguron edhe pagat për punëtorët, si pasojë e borxheve të mëdha të institucioneve shkollore, shëndetësore, fetare etj.

Këto institucione publike e një pjesë e madhe e qytetarëve të Komunës së Ferizajt janë futur në borxhe deri në 7 milionë euro ndaj kësaj kompanie, shkruan sot Koha Ditore.

Vetëm objektet shkollore të kësaj komune gjatë vjetëve të fundit janë zhytur në borxhe deri në 170 mijë euro ndaj kësaj kompanie. Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, që nga viti 2014, institucionet publike të Ferizajt nuk e kanë paguar asnjë cent për shpenzime të ujit të pijshëm, prandaj kjo dukuri po e çon drejt falimentimit këtë kompani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img