26,11,2024

Kompania e sigurimeve e ‘mashtron qytetarin’ nuk ia mbulon dëmin sipas marrëveshjes (Dokument)

Must Read
Foto ilustruese/ Burimi: Google.com

Ismajlit, i ishte thyer vetura e tipit VW Touran e vitit 2015, nga hajnit në dhjetorin e vitit të kaluar në rrugën “Afrin Zhitia” në Prishtinë.

Hajnat ia kishin thyer xhamin e parë të derës së veturës duke i shkaktuar dëme dhe duke ia vjedhur radio navigacionin touch screen RNS 510.

Vturën Ismajli e kishte të siguruar Kasko, në kompaninë e sigurimeve “Sigal”, por që këta të fundit nuk po marrin përgjegjësi për kompensimin e dëmit, raporton lajmi.net.

Ismajli ka bërë kërkesë-ankesë për kompensim dëmi në këtë kompani, por i është refuzuar me arsyen se radioja nuk hyn në sigurimin Kasko.

Mirëpo Ismajli pretendon se kur ka bërë marrëveshje me këtë kompani të sigurimeve, në kontratën e nënshkruar është specifikuar se mbulohen të gjitha dëmet deri te vjedhja e veturës.

Ismajli thotë se në kontratën që e ka nënshkruan, e ka siguruar edhe kundër vjedhjeve, por kompania e sigurimeve ia ka refuzuar kompensimin me arsyetimin se vjedhja kategorizohet si akt keqdashës.

“Ata janë arsyetuar se unë nuk e kam siguruar nga aktet keqdashëse, por vjedhja si mund të kategorizohet. Veturën e kam siguruar kundër vjedhjeve, e në rastin tim vetura është thyer dhe është vjedhur radioja”, ka thënë Ismajli për lajmi.net.

Kompania “Sigal” në arsyetim të refuzimit për kompensimin e dëmit, thotë se

“Komisioni i shkallës së parë pas shqyrtimit të kërkesës së bashku me provat plotësuese të cilat gjendet në shkresën e lëndës erdhi në përfundim se: Nuk ekziston baza juridike me arsyetimin si më poshtë. 1.Vedhja e pajisjeve: autoradio, antena, autoparlante, tasa të gomave, targat e mjetit motorik, pasqyra të mjetit motorik, përvec vjedhjes totale të mjetit motorik të siguruar. Nga sa u cek më lartë në pikën “a” radio navigacioni nuk është i mbulueshëm edhe si rrjedhojë nuk dëmshpërblehet, ndërsa sa i përket pjesëve si: xhami i pasagjerit, tapiceri i brendshëm dhe zbukuruesja në derën e p.d jashtme, këtu kemi të bëjmë me “Dëmtime nga akte keqdashëse”, të cilat janë sigurim i vecant në Policën e Sigurimit konkretisht në pikën 8 të kësaj Police, ku nuk janë përfshirë si mbulim nga ana juaj”, thuhet në refuzimin e kompensimit të dëmit”, thuhet në refuzimin që i është bërë Ismajlit nga kompania “Sigal”.

Lajmi.net ka dërguar pyetje në adresën e kompanisë “Sigal” për ta sqaruar se cka mbulon sigurimi Kasko. Këta të fundit kanë kthyer përgjigje përmes postën elektronike ku kanë thënë se informatat për Kasko mund të merren në faqen e tyre të internetit.

“Informacionin per sigurimin KASKO mund ta gjeni ne websajtin tone, ndersa per detaje mund te paraqiteni tek zyrat tona”, kanë thënë në përgjigjen e tyre “Sigal”.

Në faqen ë kësaj kompanie në internet thuhet se sigurimi Kasko mbulon edhe vjedhjet e të gjitha llojeve.

“Vjedhja, tentativë për vjedhje: dëmet që vijnë si pasojë e veprimeve të përvetësimit në mënyrë të fshehtë të mjetit motorik të siguruar, nga një ose disa persona i të gjithë automjetit ( vjedhje totale) ose i disa pjesëve të tij ( vjedhje e pjesshme). Në këtë rrezik përfshihen gjithashtu edhe dëmet si pasojë e veprimeve që kanë synuar vjedhjen e mjetit motorik por që nuk kanë arritu të kryhen. Dëmtime në parkim ( pa autor ) : dëmet që pëson mjeti motorik gjatë qëndrimit i parkuar diku dhe nuk dihet shkaktari i demit”, thuhet në faqen e kësaj kompanie në internet, ku flitet për ofertën Kasko.

Ismajli ka thënë se do ta padit kompaninë pavarësisht kohës që do t’i kushtojë për shkak që gjykatat janë të stërngarkuara.

“Unë e quaj këtë mashtrim, sepse kam paguar për një shërbim ekstra dhe normalisht që do të shkojë edhe në gjykatë sepse më janë shkelur të drejtat e mia. Edhe pse gjykatat janë të ngarkuara me lëndë, do të pres, sepse e di që e drejta është në anën time”, ka thënë ai./Lajmi.net

16990042_10202853975988277_760943406_o 17016228_10202853975948276_1433047279_o 17036007_627940647397196_249918045_o 17036096_10202853975908275_1494842727_o

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img