05,07,2025

Kompania “Blum” dhuron për UShAF makinë për vendosje të aksesorëve

Must Read

Përfaqësuesit për Kosovë të kompanisë austriake “Blum”, z. Miroslav Stanonik dhe përfaqësuesja për Shqipëri e kësaj kompanie, znj. Violeta Gashi, vizituan Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me ç’rast u pritën nga rektori, Prof. Dr. Agron Bajraktari.

Kompania ‘’Blum’’ dhuroi për UShAF makinën për shpuarje dhe aksesorë të ndryshëm, ku studentët do të kenë mundësinë që në mënyrë praktike të njihen me procesin e vendosjes së aksesorëve në mobilieri të ndryshme.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth mundësisë së angazhimit të një përfaqësuesi të ‘’Blum’’, i cili do të bëjë trajnimin e mësimdhënësve, të cilët më pastaj eksperiencat do t’i përcjellin tek studentët e UShAF, si dhe do të mbajë një ligjëratë për studentë.

Rektori Bajraktari i falënderoi përfaqësuesit e Kompanisë për mbështetjen që po i bëjnë Universitetit dhe tha se për studentët është shumë e rëndësishme që do të kenë mundësinë të punojnë dhe të njihen me produktet e kësaj kompanie.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img