26,11,2025

Komiteti për Politikë dhe Financa vendos për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake nga vitit 2021 në vitin 2022

Must Read

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e katërt e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Xhavit Zariqi. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, drejtorë të drejtorive komunale si dhe anëtarët e këtij komiteti.

Në këtë mbledhje drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit  Sabri Murseli, ka bërë katër propozim-vendimi për këmbimin e disa ngastrave kadastrale të cilat janë pronë private. Këto ngastra  janë në fshatin Prelez i Jerlive, Varosh, Dremjak dhe Bablak, ku me vota unanime u vendos që këto pika të rendit të ditës të diskutohen në mbledhjen e Kuvendit të Komunës.

Poashtu është bërë edhe propozim – vendim për plotësimin e vendimit 01. Nr.40 të datës 28.02.2022, propozim-vendim ky ku ishte caktuar komisioni për zgjedhjen e këshillave lokal. Në këtë vendim do të plotësohet vetëm pika 1 e cila ka të bëjë me anëtarët e këtij komisioni, ku do të shtohen edhe tre anëtarë: Sabri Murseli, nga ekzekutivi i Komunës, Kenan Gashi përfaqësues i shoqërisë civile si dhe Xhevat Sallahu përfaqësues nga fshati dhe vendbanimet.

Ndërsa, nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu,  ka bërë propozim-vendimi për vënien në diskutim publik të Rregullores së Punës së Teatrit “Adriana” në Ferizaj.

E nga ana tjetër drejtorja e Financave Sebahati Ajeti-Sadiku, ka bërë edhe propozimin për bartjen e të hyrave vetanake nga vitit 2021 në vitin 2021. Sipas saj janë gjithsejte 2,172, 078,07 euro, mjete këto që do të barten në kategori të ndryshme ekonomike. Poashtu drejtorja Sadiku-Ajeti, ka bërë edhe raportin financiar për periudhën janar-mars të vitit 2022.

Ndërkaq raporti i punës për vitin 2021 u tha se do të diskutohet gjerë e gjatë në mbledhjen e Kuvendit të Komunës që do të mbahet të premten me datën 29 prill duke filluar nga ora 10:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img