Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit Zariqi, këtë të martë ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa.
Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë anëtarë e KPF-së, Nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu, drejtorë të drejtorive si dhe mediat lokale.
Fillimisht drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, ka bërë propozim-vendimin për miratimin e Rregullores për institucionet edukativo-arsimore të arsimit parauniversitar të Komunës së Ferizajt.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme Besnik Berisha, ka bërë propozim-vendimin për daljen në konsultim publik të Planit të Integritetit 2023-2027.
E nga ana tjetër, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Arben Halili, ka bërë propozim-vendimin për miratim të Planit të Komunës për menaxhimin e Mbeturinave 2023-2027. Drejtori Halili, poashtu ka bërë edhe propozim-vendimin për miratimin e nismës për bashkëpunim nderkomunal ndërmjet komunave të regjionit të Ferizajt dhe regjionit të Gjilanit në fushën e sektorit të menaxhimit të integruar të mbeturinave.
Në këtë mbledhje edhe drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë propozim-vendimin për bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake nga vitit 2022 në vitin 2023.
Edhe drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim-vendimin paraprak pë dhënien në shfrytëzim të pjesës së ngastrës kadastrale 626-1 ZK-Babush i Ri.
Në këtë mbledhje u vendos që raporti i punës së Komunës së Ferizajt për vitin 2022, të diskutohet në mbledhjen e KK-së që do të mbahet me datën 31 mars nga ora 10:00.