Ferizaj.21.06.2018. Gjatë ditës së sotme Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, ka mbajtur takimin e parë me komisionin për hartimin e akteve juridike të komunës.
Në këtë takim kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët e këtij komisioni, por edhe drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murtai-Shabani si dhe Bashkim Haxhimusa përfaqësues sportit në Ferizaj. Në këtë takim është diskutuar për Draft Rregulloren për Shfrytëzimin e Objekteve Sportive Publike e cila tashmë ka dal edhe në diskutim publik i cili do të mbahet me datën 28 qershor në sallën e Kuvendit të Komunës.
U bë e ditur se ky komision do të ketë takime të rregullta dhe do të shqyrtohet çdo rregullore para se të aprovohet në Kuvendin e Komunës.
Anëtarë të për Hartimin e Akteve Juridike të Komunës janë:
-Kristina Gashi Bytyçi-Kryesuese e Komisionit
-Albulena Topalli
-Elbasann Osmani
-Faruk Guri
-Flamur Istrefi
-Bekim Ademi
-Ali Halimi
-Arton Gavazi