Gjatë ditës së sotme Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane i kryesuar nga Safet Beqiri zyrtar i lartë për integrime evropiane, Time Kadriajaj, Shqipe Metaj Isufi, Driton Hyseni dhe Agon Batusha deputete të Parlamentit të Republikës së Kosovës janë pritur nga shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt Selim Marevci, drejtorja e Administratës së Përgjithshme Aurora Ramadani si dhe zyrtari i integrimeve evropiane Elbasan Osmani.
Qëllimi i takimi ishte funksionimi i zyrave për integrime evropiane, roli dhe kompetencat e këtyre zyrave. Gjatë këtij takim u diskutua zbatueshmeria e agjendës evropiane në fokus të veçantë në nivel lokal. Me këtë rast ky komision është ndarë shumë i kënaqur me Komunën e Ferizajt për të arritur që ka bërë në këtë fushë.
Takime të këtij lloji Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane do të ketë edhe në komunat tjera të Republikës së Kosovës.