19,11,2024

Komisioni Evropian i frikësohet falsifikimit të rezultatit të zgjedhjeve në Mal të Zi

Must Read
Komisioni Evropian

Duke iu referuar burimeve nga Brukseli, agjencia informon se gjatë javëve të fundit Komisioni Evropian ka kontrolluar listën zgjedhore, e cila i është dorëzuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të ZI, duke e krahasuar me të dhënat demografike të vendit.

Gjatë kontrollit komisioni është konfirmuar se më 1 gusht të vitit 2016 në Mal të Zi ka pasur 622.833 shtetas, prej të cilëve 465.974 kanë qenë të moshës mbi 18 vjet, ndërsa në listën zgjedhore kanë figuruar 529.933 qytetarë me të drejtë vote.

Rezultatet edhe më të çuditshme kanë treguar kontrollet e pesonave që gjenden në listën zgjedhore. Prej gjithsej 465.974, 3.873 kanë pasur shtetësi të dyfishtë, ndërsa 23.946 kanë qenë shtetas të vendeve të tjera. Kështu që në Mal të Zi aktualisht të drejtë vote kanë vetëm 438.191 persona.

Sipas analistëve politikë, pyetja kryesore lidhur me zgjedhjet e sotme është nëse do të fitojë kursi properëndimor i Partisë Demorkatike të Socialistëve të Milo Gjukanoviqit, i cili afër 25 vjet udhëheq me vendin si kryeministër ose president, ose opozita proruse, e cila kundërshton anëtarësimin e vendit në NATO.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img