08,11,2025

Komentuesit serbë fascinohen që shqiptarët po mbledhin para për Xhakën e Shaqirin

Must Read

Përveç ankesave qaramane se FIFA ka qenë e padrejtë për shkak se serbët i ka dënuar trefish më shumë – 54 mijë franga për Federatën e futbollit dhe nga 5 franga për dy njerëzit kryesorë të reprezentacionit, në komentet për lajmet e këtilla megjithatë mund të lexohen edhe lëvdata për shqiptarët.
“Mundemi vetëm t’u marrim lakmi për unitetin dhe respektin e ndërsjellë edhe atë jo vetëm sa i përket sportit dhe politikës! Nëse e kam gabim, pres ta shoh se kush do t’ua paguajë dënimet tanëve”, ka shkruar një lexues në telegraf.rs.
Ngjashëm ka komentuar edhe një tjetër në blic.rs: “Kështu veprojnë ata që e duan kombin dhe vendin e vet. Ne serbët si popull nuk duhet ta kërkojmë fajin te tjerët, por ndër vetë neve serbëve”.
“A thua do ta bënim ne një gjë të tillë”, ka pyetur një tjetër lexues serb.
Dy shqiptarët dhe kapiteni i kombëtares zvicerane u dënuan për shkak të festimit me bërjen e shqiponjës me duar pas shënimit të golave në fitoren kundër Serbisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img