Lajme

Kolonë e madhe në Merdare, pritja deri në dy orë (Foto)

By FerizajPress

July 05, 2018

Deri në dy orë po presin udhëtarët në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare për të hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia, raporton Indeksonline. Kolonat e gjata të automjeteve janë krijuar në mbrëmje ndërsa qytetarët në të dy anët e kufirit duhet të presin gjatë. Sipas informacioneve zyrtare, kolona në hyrje është e gjatë 300 metra ndërsa në dalje 200. Për dallim nga Merdarja, në pikat tjera kufitare gjendja është normale dhe nuk ka fare pritje. Në sezonin e verës shtohet dukshëm numri i hyrje daljeve në pika të kalimit kufitar, mirëpo tani qytetarët mund ta përcjellin live gjendjen momentale në këto pika, në mënyrë që tu ikin sado pak kolonave të gjata./Indeksonline/