01,02,2026

Kolonat e gjata nëpër kufij, Haradinaj kërkon më shumë policë në detyrë

Must Read

Mërgimtaret të cilët për pushime vinë në Kosovë, për çdo vit ballafaqohen me pritje të gjata nëpër pikat kufitare.
Mirëpo, për të lehtësuar ardhjen e tyre në kufi, Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar vendosjen e pikave shtesë të kontrollit në Merdar dhe Dheu i bardhë, transmeton Indeksonline.
“Me qëllim të përshpejtimit të procedurave në vendkalimet kufitare, kërkova nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, që në Merdare dhe te Dheu i Bardhë të vendosen pika shtesë të kontrollit të dokumenteve dhe më shumë policë kufitarë. Kësisoj do të lehtësohen procedurat dhe pritjet e paarsyeshme të bashkëatdhetarëve tanë në kufi”, ka thënë Haradinaj.
Ai në fund të shkrimit u ka uruar mirëseardhje në atdhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Ndryshe, edhe Policia ka bërë të ditur se këto ditë ka shtuar numrin e personelit nëpër pikat kufitare, në mënyrë që të monitorohet mirë gjendja atje./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së rëndë

Më 01.02.2026, rreth orës 01:40, policia në Kaçanik ka pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img