21,12,2025

Kolegji Universum dhe Incodeks organizojnë “Coding Day”

Must Read

Me 22 Mars nga ora 11:00, Kolegji Universum në bashkëpunim me Kompaninë Incodeks organizon “Coding Day” që ka për qëllim tu mësojë studentëve artin e programimit duke u marrë me probleme reale të programimit.

Nën mentorimin e Enis Beqa – Senior Software Engineer, Arlind Kërçeli – Software Engineer, Erand Raka – Intern/Software Engineer dhe Saranda Sefedini – HR & Administrative Assistant nga Incodeks, studentët gjatë eventit do të garojnë në grupe me njeri-tjetrin duke zgjidhur disa sfida te programimit te webit, detyra këto që do të caktohen nga kompania.

Eventi do te mbahet me 22 Mars, Ora 11:00 Kolegji Universum – Kampusi Ferizaj.

Kolegji Universum dhe Kompania Incodeks, gjatë gjithë vitit i angazhojnë studentet e Kolegjit Universum në projekte reale. Qëllimi i këtij bashkëpunimi në mes të Kolegjit Universum dhe kompanisë Incodeks është që studentët të mësojnë më shumë mbi natyrën e punës në kompanitë e teknologjisë në Kosovë, të ndërlidhin teorinë dhe përvojën profesionale gjatë studimeve, gjë që iu mundëson kyçjen më të lehtë në tregun e punës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img