04,08,2025

Kolapson sistemi i policisë maqedonase, rikthehet kontrolli i dyfishtë me Kosovën, kolona të gjata në kufi

Must Read

Qendra për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se sot është raportuar rënia e sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut në gjithë territorin e shtetit maqedonas.

 Si pasojë e kësaj ndërprerjeje teknike, QKMK njofton se autoritetet maqedonase kishin pezulluar përkohësisht hyrjen e automjeteve në territorin e RMV-së. Megjithatë lëvizja ka nisur, meqë autoritetet maqedonase kanë nisur regjistrimin mekanik të veturave, derisa është rikthyer kontrolli i dyfishtë.

“Derisa tashmë kanë filluar mekanikisht regjistrimin dhe deri sa të kthehet sistemi kufitar i MKDV- së është kthyer kontrolli i dyfisht!”, thuhet në njoftim.

Qendra për Menaxhimin e Kufirit ka njoftuar se ka kolona të gjata në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kanë treguar se do të njoftojnë në kohë reale për secilën situatë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

SBAShK-u i bashkohet protestës kundër Gjykatës Speciale

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e thirrur nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img