21,12,2025

Kobe Bryant flet rreth LeBron James dhe LA Lakers

Must Read

LeBron James dhe Kobe Bryant janë “rival” kur vie puna tek çështja e më të mirit në histori të NBA (bashk me Michael Jordan).
Kjo është një arsye pse fansave të Bryant nuk i’u pëlqeu ta shohin James në fanellat e Lakers. Kishte nga ata që dëmtuan edhe “grafitit” që u vizatuan në muret e LA, me fytyrën e “mbretit”.
Sa i përket kësaj çështje, Bryant nuk është aspak i kënaqur. Ai mendon se duhet lënë anash rivalitetin mes dy lojtarëve dhe të  bashkohen në përkrahje të klubit, pasi sipas Kobe, skuadra është primare.
“Fansat e mi duhet ta përkrahin LeBronin. Gjaku im është “verdh e vjollcë”. Skuadra është mbi të gjitha. Ai do ta ndihmojë skuadrën të fitojë tituj. Duhet ta përkrahin.
LeBron – Bryant do të mbetet diskutim i pa shteruar. Por a do t’ia arrijë James t’i sjellë skuadrës dhe tifozëve të Lakers ato që solli Kobe, mbetet të shihet në sezonin që po afron. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img