27,11,2024

Koalicioni AAK- Nisma: Ky është komenti i analistëve (Video)

Must Read

656X37384228ramushi_e_limaj

Pas zgjedhjeve qendrore të vitit 2014, partitë opozitare vendosën të formojnë koalicionin paszgjedhor i njohur ndryshe si LVAN. Për 7 muaj ky koalicion u përpoq që ta formonte Qeverinë dhe ta dërgonte PDK-në në opozitë, por pa sukses. Pikërisht PDK-së në Qeveri iu bashkua Lidhja Demokratike e Kosovës.

Tri partitë e mbetura në opozitë Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, vendosën që në fillim të muajit shtator të vitit të kaluar të thellojnë bashkëpunim në kundërshtim të Qeverisë Mustafa. Për më shumë se 7 muaj këto parti bashkë organizuan protesta brenda dhe jashtë Kuvendit.

Lista e përbashkët zgjedhore çoi në përçarjen e partive opozitare. Kështu, me marrëveshjen e djeshme në mes të AAK-së dhe Nismës për koalicion parazgjedhor e zvogëloi bashkëpunimin opozita, duke e lënë të vetme Lëvizjen Vetëvendosje. Për këtë mos-konsistencë të partive opozitare, analistët kanë qëndrime të ndryshme.

Ndërkaq sa i përket jetëgjatësisë së koalicionit AAK-Nisma, Maloku thotë se këto dy parti janë më afër nga ideologjia për faktin se të njëjtat drejtohen nga dy komandat të UÇK-së.

Analisti tjetër politik, Imer Mushkolaj, thotë se blloqet opozitare në të gjitha rastet janë bërë bashkë për çështje parimore, ndërkaq janë përçarë për çështje pushteti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img