Në galerinë e opinioneve dhe kundërshtimeve për grevën e puntorëve arsimor, përpos reagimeve dhe përpjekjeve për ndërprerjen e saj nga qeveria, ministria e arsimit i shtohen edhe sektor të tjerë satelit të tyre. Edhe këshilli i vajtimit dhe disa OJQ e “hetuan” se greva po e mohon të drejtën e nxënësve në mësim nxënie.
Gërrhama e kukubajkave të vajtimit bëri edhe një zbulim të ri, të padëgjuar këto ditë të fundit. Sipas tyre arsimtarët janë futur në grevë nga frika e ndëshkimit përshkak të cilësis së dobët në mësimdhënie.
Atëherë i bëjmë një pyetje KMDLNJ-së.
Pse shqetësohen për mos vijimin e nxënësve në mësim pasi sipas tyre edhe ashtu puna e arsimëtarëve qenka e pavlerë?
Për hirë të së vërtetës e themi se standardi i të mësuarit në shkollat tona është shumë i lartë, përndryshe nuk do të ndodhte që të adresoheshin kërkesa nga shteti gjerman për ti marr në punë pikërisht shkollëmbaruesit nga Kosova dhe Shqipëria.
Por tek ne fatëkeqësia shfaqet në momentin kur këta shkollar bëhen të aftë për tregun e punës dhe politika e bënë përzgjedhjen sipas shijes partiake.
Dhe pikërisht për këtë arsye trungu kombëtarë apo më mirë thënë inteligjenca e lartë ia mbathë në kërkim të punës nëpër metropolet europiane.
Një studiues frances Pol Lafargu ka thënë: kapitalizmi e stimulon zhvillimin e shkencave të natyrës sepse ato e rritin produktivitetin, kurse e pengon zhvillimin e shkencave shoqërore sepse ato e demaskojnë eksploatimin.
Mendoj se edhe propaganda për cilësi të dobët në mësim dhe përzgjedhja e njerëzve me kualitet më të ulët nga politika bëhet me qëllim që ata të shantazhohen dhe disciplinohen dhe kështu të mbahen më lehtë nën kontroll dhe përulje.
Remzi Hasani