Ferizaj

Klubi i karatesë “Kastrioti” shënon 40 vjetorin e themelimit

By FerizajPress

December 23, 2018

Klubi i karatesë “Kastrioti” në Ferizaj, ka shënuar 40 vjetorin e themelimit. Në një ceremoni të organizuar nga ky klub, u tregua për rrugëtimin e këtij klubi për katër dekada me radhë.

“Me pavarësimin e sporteve në vitet e 90-ta KK ”Luftëtari” u transformua në KK “Kastrioti”, e që prej themelimit e deri në ditët e sotme KK “Kastrioti” ka për çka të krenohet, nga ky klub kanë dalë garues kulminant të të gjitha niveleve në gara kombëtare e ndërkombëtare, nga ky klub kanë dalë mjeshtër e instruktorë që ushtrojnë edhe njësitë elite në ushtritë e huaja, nga ky klub kanë dalë referë cilësor që referojnë në arenën  kombëtare e ndërkombëtare, nga ky klub kanë dalë trajnerë që kanë arritur suksese të mëdha, në këtë klub u kultivua sporti, disiplina, dija dhe atdhedashuria”, tha Raif Musa, trajner në klubin e karatesë “Kastrioti”.