17,11,2024

Klubi i karatesë “Kastrioti” shënon 40 vjetorin e themelimit

Must Read

Klubi i karatesë “Kastrioti” në Ferizaj, ka shënuar 40 vjetorin e themelimit. Në një ceremoni të organizuar nga ky klub, u tregua për rrugëtimin e këtij klubi për katër dekada me radhë.

“Me pavarësimin e sporteve në vitet e 90-ta KK ”Luftëtari” u transformua në KK “Kastrioti”, e që prej themelimit e deri në ditët e sotme KK “Kastrioti” ka për çka të krenohet, nga ky klub kanë dalë garues kulminant të të gjitha niveleve në gara kombëtare e ndërkombëtare, nga ky klub kanë dalë mjeshtër e instruktorë që ushtrojnë edhe njësitë elite në ushtritë e huaja, nga ky klub kanë dalë referë cilësor që referojnë në arenën  kombëtare e ndërkombëtare, nga ky klub kanë dalë trajnerë që kanë arritur suksese të mëdha, në këtë klub u kultivua sporti, disiplina, dija dhe atdhedashuria”, tha Raif Musa, trajner në klubin e karatesë “Kastrioti”.

“Kastrioti” mburret me shumë rezultate, por më të veçantat janë se në mesin tonë ka kampionë të Kosovës, kampionë mbarëkombëtar, kupa dhe kampionate individuale ballkanike siç është Alma Loku fituese e kupës botërore në Kroaci, ku ka hy në historinë e karatesë së Kosovës, ne si “Kastriot” krenohemi me këto rezultate që kemi arritur si në arenën kombëtare, ndërkombëtare, evropiane, botërore, ku një kohë nuk kemi pasur mundësi me dalë jashtë Kosovës, por ne kemi depërtuar duke iu falënderuar  profesorit Fahri Mahallës”, tha Gani Mahalla nga klubi “Kastrioti”.

Kurse, themeluesi i klubit të karatesë ‘’Kastrioti”, Fahri Mahalla, kërkoi që të investohet në sport, pasi sporti përveç që është ambasador i një shteti, është edhe ruajtës i shëndetit.

“Ju sportistë jeni ambasadorët më të mirë të kombit, pasi duke prezantuar vetën prezantoni kombin, prandaj duhet të jeni shembull për të tjerët me kulturë të lartë, prandaj respektimi i rregullave sortive është me rëndësi, ndërsa prindërve u kisha kërkuar që t’i angazhojnë fëmijët që të merren sa më shumë me sport, sepse marrja me sport është edhe ruajtje e shëndetit”, tha Mahalla.

“Ju sportistë jeni ambasadorët më të mirë të kombit, pasi duke prezantuar vetën prezantoni kombin, prandaj duhet të jeni shembull për të tjerët me kulturë të lartë, prandaj respektimi i rregullave sortive është me rëndësi, ndërsa prindërve u kisha kërkuar që t’i angazhojnë fëmijët që të merren sa më shumë me sport, sepse marrja me sport është edhe ruajtje e shëndetit”, tha Mahalla.

Drejtoresha e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati- Shabani, tha se Ferizaj krenohet me sukseset e klubeve sportive, teksa theksoi se janë duke bërë përpjekje që të përmirësojnë infrastrukturën sportive në këtë qytet

Ndjehem e nderuar pasi në moshën e re edhe unë isha një ndër sportistet që isha pjesë e këtij klubi dhe ajo që mund t’iu them është se vitin 2019 do ta fillojmë mbarë pasi jemi duke kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe viti 2019 do të na pres me shumë projekte sa i përket objekteve sportive ku vitin 2019 do ta fillojmë me një pishinë gjysmë olimpike, e kemi filluar qendrën sportive në Greme, po ashtu do të kemi edhe shumë objekte të tjera dhe më e veçanta është palestra për sporte individuale. Ne si komunë ndihemi të nderuar me sukseset që na i ka sjellur klubi i karatesë “Kastrioti”, tha ajo.

Në fund të kësaj ceremonie u ndanë mirënjohje për anëtarët dhe përkrahësit e klubit ”Kastrioti” ndër vite.

<
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img