15,01,2025

Klubi i karates “Sharri”’ nga Ferizaj kthehet nga turneu ndërkombëtar ”Turkish open 2018” me shume medalje

Must Read

Ferizaj. 15.07.2018. Në turneun ndërkombëtar të karates të mbajtur në Stamboll të Turqisë,Klubi i Karates “Sharri” me mjaft sukses ia ka dalë që ta përfaqësoi Kosovën.Në një konkurencë të fortë,karateistet e këtij klubi jane stolisur me dhjetë medalje.Duhet permendur karateistin Altin Maloku, i cili në konkurencë ekipore mori medaljen e artë.Pas kthimit nga ky turne, ai është shprehur tepër i kënaqur me ketë pjesmarrje duke vë në dukje se në konkurencë ishin garues nga 40 shtete.
“Ndjehem tepër i emocionuar për këtë sukses.E falenderoi nga zemra klubin, trajnerët por dhe familjen.Nuk do të ndalem, do të punoi që në vazhdimësi vendit t’ i sjelli medalje”
thotë Altini


Në këtë turne shkëqyen edhe karateistet tjerë si Artiol Shaqiri Kumite
I , kategoria III, Fatjon Bajrami, Kumite I, ekipore I, Kujtim Thaçi,Kumite II, ekipore I,Reald Emerllahu, Kumite III,Rona Emerllahu,Kumite III she Edi Haziri, Kumite III.
Klubi i Karates “Sharri” ,me një taditë të madhe po dëshmohet si një vatër sportistësh nga e cila po dalin emra të njohur të këtij sporti luftarak.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ftesë Përkujtimi nga OVL UÇK – Dega Ferizaj

Të dashura Familje të Dëshmorëve e bashkëluftëtarë, të nderuar bashkëqytetarë, Me ndjenja të veçanta respekti dhe nderimi, OVL UÇK –...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img