18,12,2024

Klosi për përgjimin në Maqedoni: audio është lehtësisht e manipulueshme

Must Read

fatos klosi

Në emisionin Dritare me Rudinën, u debatua të hënën, mbi skandalin e përgjimit në Maqedoni.  Përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë, duke falenderuar për dritaren e komunikimit që ju hapet atyre në studion e Rudina Xhungës në Vizion Plus, treguan mbi debatin e madh që është hapur në Maqedoni, pas publikimit të një bisede telefonike, mes Ermira Mehmetit dhe Musa Xhaferit të BDI.

Ata shprehën rezervat e tyre për besueshmërinë, ndërsa ish shefi i shërbimeve sekrete në Shqipëri, Fatos Klosi, u shpreh se nëse ka një video, është e pamundur të jetë montuar, por nëse është thjesht një audio, ajo mund të jetë manipuluar lehtësisht. Por sipas palëve, do të jetë prokuroria, që do thotë variantin final.  Mesa duket është Fatime Fetahi , prokurorja speciale që do të vendosë për fatin e përgjimit, të cilin Ermira Mehmeti e ka denoncuar si montazh dhe shantazh. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Musa Xhaferi e BDI./dritare.net

 Thanë në Dritare me Rudinën

Vlera Gjakova

Ishte një bujë për të gjithë neve, për shkak se të njëfarë forme të gjithë qytetarët në Maqedoni pak  a shumë janë të informuar për këto bomba të natyrës erotike. Por askush nuk e kishe besuar që do të publikohej apo do të merrej një bujë kaq e madhe.

Ne deri tani vetëm mund të spekulojmë, pasi nuk kemi përgjigje konkrete se nga vijnë këto bomba. Disa thonë që vijnë nga shërbimet sekrete serbe, disa thonë që nga vetë pushtetarët.

Përgjigjet e presim nga prokuroria.

Arjanit Hoxha

Unë mendoj që Prokuroria Speciale kur e nisi këtë proces e nisi për të zbardhur të gjitha çështjet që kanë interes publik.

Vet fakti i tërheqjes së ministrave nga BDI, ishte për ta pranuar se nuk kanë pasur forcë për të kontrolluar gjithë këtë proces.

E keqja më e madhe e kësaj është se ne nuk e dimë për çka hiqen, dhe e keqja e dytë është se propozohen ministra të rinj të cilët nuk kanë përvojë. Të mos përdorin të rinjtë për të larë mëkatet e vjetra, ky është mëkat më i madh.

Duhet të dalin dhe shumë të vërteta të tjera. Ali Ahmeti është parë si një hero nga shqiptarët e Maqedonisë por sot nuk shihet si i tillë.

Bombat i ka pushteti, ajo që i ka krijuar. Te ne përgjon njësia e peste e MPB. Këto përgjime janë të ardhura nga sistemi shtetëror.

Maqedonia përmendet në letrat e Panamasë, një ish-pronar i një medie që është shumë afër me qeverinë. Pronari aktual përmendet si aksioner me ish-pronarin.

Brenda këtyre ditëve duhet të sqarohet gjithë këto çështje në Maqedoni.

Rufat Alili

Ajo çka është me i sigurt është që politikani nuk ka vetëm jete private por edhe publike.

Ky diskutim publik është tepër i politizuar. Do të ngelet nga ekspertiza për të parë n.q.s ky incizim është i vërtetë apo manipulim.

Ne jemi të dalë e vërteta por jo nëpërmjet këtij procesi. Pasi partitë maqedonasve dhe shqiptare duan të bëjnë defokusimin e shqiptarëve të Maqedonisë.

Demokracia është e brishtë edhe pa këto spektakle. /dritare.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img