10,09,2025

KK Ferizaj udhëheq në Ligën Institucionale pas javës së dytë

Must Read

Ferizaj.30.09.2017 U zhvilluan ndeshjet e javës së dytë në Ligën Institucionale ku u dalluan disa ndeshje të bukura dhe derbi që u zhvilluan.
Imri Halili-KK Ferizaj 4-9. Ekipi i Kk Ferizaj ka marr seriozisht këtë kampionat dhe pas përgatitjeve dyjavore tek Parku i Lirisë me ushtrime nga dy herë në ditë po mundohen të rrëmbejnë trofeun. Ekipi i Bejtullah Çerkinit arriti të shënoi fitoren e dytë radhazi me golat e shënuar 4 herë  nga Xhelal Sejdiu, 2 herë Sherif Hoxha dhe 2 herë Bejtullah Çekini, si dhe 1 herë Përparim Qorri.

Në anën tjetër ekipi i Fatlumave (Maloku dhe Hajrullahu), nuk arrinin të gjenin veten dhe të nxjerrin rezultat pozitiv.
KRK-KBI 4-6. Ndeshja mes ekipeve me tri shkronja i takoi hoxhollarëve, të cilët e kamatuan bankën e Kreditimit Rural të Kosovës me rezultat 6-4. Në këtë ndeshje shkëlqeu Florent Qerkini me 4 golla të shënuar për KBI.
Bankierët-Profat e Dardanisë 7-4. Ekipi i Dardanisë kishte ardhur me një motiv për të fituar këtë ndeshje, por bankierët nuk menduan kështu dhe me një ekip cilësor të ndërtuar ata arritën deri tek rezultati pozitiv.
Inxhinierat-FSK 2-4. Debutimi i Inxhinjerëve në Ligën Institucionale ishte jofatlum sepse u ballafaquan me njërin ndër ekipet më të mira të ligës, gjegjësisht ata qëlluan në arrën e forte të quajtur FSK. Për fitoren e FSK-së u përkujdesen Shefqet Ademi dhe Imri Salihu me nga dy golla të shënuar.
Policia-Shëndetësia 4-3. Veçori interesante është fakti se ekipi i Policisë nuk dinë për humbje që dy sezone rresht. Një ekipë kompakte dhe me lojtar cilësor brenda vetës. Policia e mbylli ndeshjen qysh në pjesën e pare kurse ekipi i Shëndetësisë, e gjitha që arriti në këtë takim ishte ngushtimi i rezultatit përmes Kushtrim Prushit dhe Sherif Topallit.
Dogana-Luksemburgu 7-5. Ekipi i Doganës hyri me komoditet në takim dhe sidomos pas pjesës së parë ku avancuan me rezultat 2-0. Në pjesën e dytë ekipi i Luksemburgut riktheu rezultatin në favor të tyre 5-4, por nuk kishin kondicionin e duhur dhe nuk mundën ta mbajnë deri në fund për t’ia mundësuar tre gola të shpejtë Doganiervë dhe për të fituar në fund me rezultat 7-5.
Posta-Vala-Profat 4-6. Rikthimi i Postës këtë sezon nuk ka ecur sipas planeve të Menaxherit të saj Luan Jahiri. Ky ekip ngadal është duke u komponuar me përforcimet e bëra si Faton Sadriu apo Asllan Asllani. Në anën tjetër ekipi i Profave pas përforcimeve në këtë vitë është bërë super ekip dhe mëton pozitat e epërme në tabelë. Xhevdet Bega dhe Shpejtim Muhaxheri shënuan nga dy gola në këtë ndeshje për Profat.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img