03,07,2025

Kjo është shqiptarja e parë që u bë milionere me kriptovaluta?

Must Read

Një shqiptare duket se u bë milionere me investimet e saj në kriptovaluta

Kështu, të paktën, bëhet e ditur me anë të një postimi në Facebook nga Valbona Pacolli.

“Urime princesha ime, jam shumë krenare që e arrite sot këtë sukses. Përveç babit, tani na u bëre edhe ti milionere”, shkruan në një profil në Facebook me emrin Valbona Pacolli, në një postim publik.

Në këtë rast, Valbona i referohet një vajze me emrin Linda Pacolli.

Madje, në një koment, Valbona jep detaje për investimet e vajzës.

“Ne keto caste po me kujtohet kur ka investuar Linda ne vitin 2013, 1 BTC 11€ ka qene (sot eshte aty pran 8000€) dhe une edhe pse si nje intelektuale, prap nuk kisha degjuar per valutat virtuale ne ate kohe asgje dhe kur me tregoj vajza qe te gjitha parat e dhuruara gjate vitit te ri i ka investuar se bashku me babin e saj ne BTC, shume jam ankuar por sot kam ndryshuar mendim dhe i kerkoj falje vajzes time publikishte sepse eshte treguar me e zgjuar se une ne kete rast prandaj krenohem me princeshen time”, shkruan ajo në koment.

Në fotografinë e publikuar shihet teksa vlera e kriptovalutave që posedon ajo ka kaluar 1 milionë dollarë. /Gazeta Express

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img