Mishi i përpunuar në vitin 2004 në thertoren “Veviba”, në Belgjikë thuhet se është eksportuar në Kosovë dymbëdhjetë vjet më vonë, raporton gazeta, “Het Laatste Nieuws”.
Më pak se një javë pas skandalit të mishit i cili u zbulua në thertoren, “Veviba”, në qytetin belg, “Bastogne”, industria ushqimore belge është tronditur me zbulimin e ri.
Sipas gazetës flamene, “Het Laatste Nieuws”, një kamion ishte larguar nga thertore, “Veviba”, në shtator të vitit 2016 për ta furnizuar Kosovën me mish të cilin e kishin prodhuar në vitin 2004.
Një profesor i Universitetit të Belgjikës në Ghent ka thënë për gazetën, “Het Laatste Nieuws”, se “ngrirja e mishit gjatë një periudhe 12-vjeçare nuk është domosdoshmërish i rrezikshëm për shëndetin”, përcjell Insajderi.
“Por për të shmangur edhe rrezikun më të vogël, asnjë zinxhir i mishit nuk do të duhej të ruhej në mënyrë të qëndrueshme në një temperaturë prej minus 18 gradë Celsius”, ka thënë profesori belg.
Shumica e etiketave të markës “Veviba” i janë shqyer në ambalazh. Viti 2004 ishte i vetëm në disa prej etiketave.
Gazeta holandeze shkruan se Inspektorati i Ushqimit në Kosovë ka paralajmëruar Agjencinë Belge për Sigurinë e Zinxhirit të Ushqimit (Afsca) në kohën e incidentit. Përveç kësaj, thertore edhe disa industri tjera të mishit në veri të Belgjikës, në Izegem dhe Harelbeke janë përfshirë në ngarkimin e këtij kamioni me mish.