Komisioni Komunal për ndarjen e bursave, pas një pune të gjatë, këtë të mërkurë ka bërë publike listën për ndarjen e bursave për studentet ferizajas për vitin akademik 2017-2018.
Në konkurs gjithsejtë kishin aplikuar 129 studentë për herë të parë, ndërsa 45 të tjerë kishin aplikuar për vazhdim të mbështetjes së bursës komunale.
Nga ky konkurs janë ndarë 50 bursa fillestare, si dhe 40 bursa janë vazhduar.
Ndarja e këtyre bursave u bë në kuadër të mbështetjes për studentët ferizajas që ishte edhe zotim i Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili do të realizoj edhe disa forma e plane konkrete në koordinim me Drejtorinë Komunale të Arsimit.