23,12,2024

Kjo është koha kur kosovarët do të lëvizin pa viza

Must Read

Dhurata Hoxha, ministrja e Integrimeve Evropiane, është shprehur se pas ratifikimit të Demarkacionit në Kuvend, institucionet e BE-së do të nisin procedurat për heqjen e vizave

Hoxha ka shprehur optimizëm që brenda këtij vitit, kosovarët do të mundë të lëvizin lirshëm për në vendet e BE-së.

Ajo ka thënë se procedurat do të mundë të marrin kohë deri në gjashtë muaj, duke u bazuar në praktikat e vendeve të tjera.

Më poshtë gjeni disa deklarata nga fjalimi i saj:

Në qershor 2012 ka pranuar udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave me disa kritere për të cilat duhej përmbushur

Që nga ajo kohë institucionet kanë qenë subjekt i vlerësimit rigoroz nga BE për liberalizimin e vizave, Ne kemi bërë punë në drejtim të kësaj.

Dje Kuvendi plotësoi kriterin kyç të mbetur, ratifikimin e demarkacionit.
Me këtë falënderoj deputet që i dhanë pro kësaj marrëveshje duke përshpejtuar lirinë e lëvizjes.

Dua të ndajë disa informata sa i përket plotësimit të kriterit të luftimit të korrupsionit.
Në kuadër të ekipit kundër krimit, prokuroria speciale ka shenjzuar 39 raste, janë ngritë 30 aktakuza, 7 raste janë përmbyllë.

Për qëllime të liberalizimit, kriteri kundër luftës e korrupsionit  ka shënuar progres po presim vlerësim final nga institucionet e BE.
Kosova do të dorëzoj raportin e plotësimit e kësaj marrëveshje dhe raportin për korrupsionin

Gjatë këtij viti do ti përfundojmë procedurat e BE për të siguruar plotësimin e rregullores së BE-së dhe rrjedhimisht lëvizjen e lirë.
Ky synim nënkupton këta hapa:

Fillimi  negociatave për plotësimin e rregullores mes tri institucioneve komisionit, parlamentit dhe këshillit
Dërgimi në Këshillin e Ministrave
Miratimi nga Këshilli i Ministrave
Ceremonia e Këshillit

Dhe në fund publikimi në gazetën zyrtare dhe hyrja në fuqi.
Këto procedura marrin më shumë se gjashtë muaj. Presim të zgjatë 6 muaj duke u bazuar në praktika të vendeve të tjera që kanë kryer këto procedura.

Kjo procedurë kryhet nga institucionet e Bashkimit Evropian.
Jemi optimist që në kuadër të procedurave që i përmenda, qytetarët do të lëvizin brenda vitti 2018.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img