27,11,2024

Kjo është kërkesa e radhës e Bashkimit Evropian për Kosovën

Must Read

Bashkimi Evropian (BE) ka shtruar nevojën që Kosova të ketë institucione stabile, në kohën kur dy forcat kryesore opozitare, Lidhja Demokratike (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kanë sforcuar thirrjet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, meqë aktualisht drejtohet nga një Qeveri e pakicës.

Shoqëria civile, ndërkaq, do që të përmbushen një mori detyrash, para se kosovarët t’u drejtohen kutive të votimit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Burime të gazetës kanë thënë të martën se Zyra e BE-së në Prishtinë ua ka përcjellë një mesazh subjekteve politike, nëpërmjet të cilit ka kërkuar që në pjesën e parë të vitit të përmbushen disa detyra dhe se nuk është kundër që në zgjedhje të shkohet në gjysmën e dytë të 2018-s

Sipas këtyre burimeve, detyrat përfshijnë një mori veprimesh.
Krahas atyre që kërkon agjenda evropiane, lipset që të themelohet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Rreth këtyre informatave, gazeta ka dërguar pyetje në këtë Zyrë, por ato nuk janë pohuar dhe as mohuar. Megjithëkëtë, në përgjigjet e përcjella, BE-ja ka shtruar nevojën që Kosova të ketë institucione stabile.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img