19,11,2024

Kjo është gjendja e të lënduarve nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj

Must Read

Nga shpërthimi i një bombole këtë të marte në qytetin e Ferizajt kanë mbetur të lënduar 43 persona në mesin e tyre edhe fëmijë.

14  nga të lënduarit kanë pranuar mjekim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Pesë nga ata janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, njofton Klan Kosova.

Drejtori i Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka, ka thënë për klankosova.tv se këta pesë të lënduar deri tani pretendohet të jenë në gjendje stabile.

“Gjendja shëndetësore e pacientëve për momentin pretendohet me qenë stabile edhe pse me këtë shkallë të djegies këta pacientë hyjnë në radhën e atyre pacientëve që janë të rrezikuar”, tha Uka për klankosova.tv.

Ndërsa, drejtori i Kirurgjisë Plastike, Zejn Buja, ka thënë se 14 persona kanë pranuar mjekim tek ata dhe janë futur në operacion.

“Gjashtë nga këta pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar në Klinikën Intensive dhe tetë pacientë janë me djegie të themi mesatare dhe janë të shtrirë në klinikën tonë”, ka thënë Buja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img