29,03,2024

Kjo është arsyeja pse po i fusin tabletët në frigorifer! (Video)

Must Read

Disa pronarë kanë filluar edhe ngrirjen e tabletëve të tyre për të ndalur dridhjet e ekranit.

“Kam marrë rreth gjysmë ore nga përdorimi dhe më pas dhjetë minuta deri në gjysmë ore duhej ta fusja në frigorifer”, thotë një pronar.

Një përdorues tjetër ka postuar një video që tregon se si dridhja ndalet sapo Surface Pro 4 të vendoset në një frigorifer.

Verge kupton se problemi i dridhjes së ekranit është një problem hardware që Microsoft nuk do të jetë në gjendje të rregullojë me një përditësim softueri. Aktualisht ndikon më pak se 1 për qind e të gjitha pajisjeve Surface Pro 4.

Ndërsa Microsoft rekomandon që pronarët të kontaktojnë linjat e tyre të këshillimit, pajisjet zakonisht janë jashtë garancisë kur shfaqen problemet.

Disa përdorues të prekur kanë raportuar se paguajnë $ 800 për një shkëmbim jashtë-garancisë me Microsoft për të rregulluar çështjen e harduerit, megjithëse faqja e mbështetjes së Microsoft-it liston koston për një zëvendësim të ekranit në 450 dollarë. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img