28,08,2025

Kitaroviq i premton mbështetje Thaçit

Must Read

thaci-kitariovic

Presidenti Hashim Thaçi, pas ceremonisë së inaugurimit, ka pritur në takim bilateral, homologen e tij kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq

Në këtë takim, Thaçi ka falënderuar atë për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës në periudha të ndryshme.

“Unë dhe populli i Kosovës jemi mirënjohës për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë vendit tonë. Prania e juaj sot këtu dëshmon këtë përkushtim”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka uruar liderin e ri të Kosovës për marrjen e postit të ri, duke i siguruar mbështetje të plotë dhe bashkëpunim ndërshtetëror për të gjitha çështjet me interes të të dyja vendeve.

“Urime të përzemërta për postin e ri. Do të keni mbështetjen time të plotë dhe të popullit kroat”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img