21,12,2024

Kisha katolike ‘’Engjëlli i Rojës’’ planifikohet të rrënohet

Must Read

Objekti i kishës katolike ‘’Engjëlli i Rojës’’ po planifikohet të rrënohet.

Famullitari i kësaj kishe thotë se ky objekt i ndërtuar në vitin 1927 duhet të rrënohet pasi që nuk ia vlen të rinovohet më.

“Unë jam për një kishë të re, sepse Ferizaj meriton një kishë të re dhe ky objekt është jashtëzakonisht në një gjendje jo të mirë, shihet se është amortizuar, shumë më tepër duhet të investohet në rinovimin e tij i cili përsëri nuk do t’i plotësonte kushtet e një objekti të cilin Ferizaj e meriton dhe unë në asnjë mënyrë si famullitar nuk dëshiroj të lëndoj besimtarët por bashkë me ta edhe strukturat e komunës dhe hierarkinë e kishës të marrim një vendim i cili është më i miri i mundshëm në këtë situatë para një objekti i cili është duke u shkatërruar”,tha Sopi.

E besimtarët e fesë katolike dhe analistët e Ferizajt, shprehen kundër rrënimit të këtij objekti.

“As nuk dua të mendoj atë se do të vije një vendim për me rrënua kishën, ne të gjithë jemi tani që t’u tregojmë se nuk duhet me rrënua kishën dhe kjo tentativë është e gabuar, është objekt kulti, është kishë e vitit 1927. Komuna duhet të reflektoj dhe të jep një parcelë kudo në qytet që të ndërtohet një qendër tjetër”,tha Fatmir Nikolla.

“Jam absolutisht kundër rrënimit për arsye se qyteti ynë ka vite që po kalon në procese të rrënimit, neve na janë rrënuar shumë objekte që kanë pasur vlerë, në këtë kontekst i shoh edhe tendencat e rrënimit të kishës katolike në Ferizaj dhe për këtë mendoj se është vazhdim i logjikës së rrënimeve dhe jo vetëm zëri qytetarë por edhe zëri i institucioneve duhet të del përballë dhe të kundërshtoj, prandaj mendoj se është edhe obligim i komunës të shikoj një parcelë të re nëse ka nevojë për një kishë të re sesa të rrënohet kjo e vjetra, e cila është objekt që prek qindvjeçarin”,tha Afrim Demiri.

“Sa i përket rrënimit apo rinovimit, vendime nuk janë marrë ende mirëpo mendoj se vlerësimet do t’i bëjnë ekspertët e fushave përkatëse dhe këtë vendim do ta marrin duke u bazuar në arsyeshmëri të plotë”,tha Kristina Gashi-Bytyqi.

Edhe pse ende nuk është marrë ndonjë vendim për rrënimin e kishës katolike ”Engjëlli i Rojës”, famullitari i saj tashmë ka bërë planin se si do të duket kisha e re dhe për rrënimin e saj Sopi pohon se e ka mbështetjen e Ipeshkvisë së Kosovës dhe besimtarëve, ndërsa sa i përket grumbullimit të fondeve, ai tha se këtë do ta bëj së bashku me qytetarët, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img