Kur thyejmë ekranin e smartphone, mendimi ynë i parë janë paratë që nevojiten për ta rregulluar. Por kur çojmë për të rregulluar telefonin, duhet të bëjmë kujdes edhe ndaj sigurisë informatike, kjo pasi falë një teknike të avancuar, njerëzit dashakeq mund të na përgjojnë pajisjen
Zbulimin e kësaj teknike ilegale e kanë bërë kërkues të Universitetit Ben-Gurion në Negev, Izrael. Po sipas këtij studimi, shumë nga elementet zëvendësues jozyrtarë, si për shembull ekrani, mikrofoni dhe pjesë të tjera të smartphone-ve, përmbajnë në të vërtetë hardware në gjendje të çaktivizojnë disa funksione të domosdoshme apo të na përgjojnë në mënyrë konstante çfarë bëjmë me telefonin.
Në këtë mënyrë, personat dashakeq, që kanë rregulluar telefonin tonë, mund të regjistrojnë fjalëkalimet dhe kredencialet e llogarive tona bankare.
Nga një analizë e parë, kjo teknikë është përdorur jo vetëm për të përgjuar përdoruesit, por edhe për të instaluar, pa vullnetin e tyre, aplikacione e file në smartphone e tablet, për të favorizuar hacker-at. Studiuesve u është dashur shumë që të gjejnë smartphone me pjesë zëvendësuese dashakeqe.Kjo pasi hardware-t e instaluar gjatë riparimit nuk janë të gjurmueshme nga software normalë antivirus. Këshilla për të shmangur probleme që lidhen me privatësinë është që t’u drejtoheni pikave zyrtare të shërbimit për klientin. Por në një univers të gjerë si ai i Android, është më e thjeshtë të gjesh një qendër riparimi të dorës së tretë se sa një pikë zyrtare.
Për të dhënë një ide për gamën e mundshme të sulmeve të tilla, kërkuesit izraelitë kanë llogaritur numrin e ekraneve të thyer në të gjithë botën – thuajse 50 për qind e përdoruesve të pajisjeve mobile kanë thyer të paktën një herë ekranin dhe vetëm 20 për qind e tyre kanë vendosur të mos e riparojnë atë.
Si të mbroheniSipas ekspertëve, mënyra më efikase për t’u mbrojtur nga këto sulme është të instaloni në telefon një hardëare anti-spyware përpara se ta çoni telefonin që ta riparoni. Duhet të kini parasysh se rreziku i rregullimeve dashakeqëse vlen si për smartphone Android, si për iPhone. Burimi: Monitor