Kryetari i komunës së Ferizajt, nga sot nisi shpërndarjen e shujtave për mbi 10 mijë nxënës të shkollave fillore të qytetit tonë.
Komuna e Ferizajt, filloi sot shpërndarjen e shujtave nëpër shkolla, duke ndarë fillimisht kifle për të gjithë nxënësit e kësaj komune. Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për të gjithë nxënësit duke filluar nga parashkollorët e deri tek klasa e pestë.
“Në dëshirojmë që përmes këtij projekti që t’a zgjidhim problemin e ushqimit nxënësve përmes kompanisë përfitues që është “Orex” e cila është e njohur për furnizimin me bukë dhe ushqime në komunën e Ferizajt, kompani e cila ka zgjeruar kapacitete prodhuese dhe po merr primatin e një kompanie të rëndësishëm edhe për zbutjen e papunësisë duke punësuar djem dhe vajza në kompaninë e tyre. Ne po fillojmë sot se realizuari një projekt një vjeçar i cili projekt nuk ka të bëjë me asnjë fushatë zgjedhore, sepse ky projekt ka filluar shumë më herët me zbatimin e procedurave të tenderimit, ndërsa zgjedhjet që janë zgjedhje të jashtëzakonshme, ndërsa asnjëri prej nesh nuk ka pasur asnjë parandjenje, prandaj ju uroj të gjithë juve këtë përfitim sado të vogël, por që është shumë i rëndësishëm sepse prindërit nuk kanë më nevojë që të brengosen për ushqimin tuaj në shkollë”, ka deklaruar kryetari Svarqa.
Projekti për shpërndarjen e shujtës ditore, filloi nga shkolla ”Astrit Bytyqi” në Ferizaj. Drejtori i kësaj shkolle Ramdan Ademaj tha se shujta ditore do të ndahet për 330 nxënës të kësaj shkolle. Ai u shpreh se ky projekt është pritur jashtëzakonisht mirë si nga nxënësit, po ashtu edhe nga prindërit.
Ndryshe, nga ky projekt i komunës së Ferizajt përfitojnë mbi 10 mijë nxënës në 39 shkolla fillore të komunës, të klasave I – V. U bë e ditur se ky projekt komunës së Ferizajt i kushtoi 989 mijë euro.Projekti i shujtave do të jetë një vjeçar.