Lajme

Kidnapohet një fëmijë në Shtime

By FerizajPress

April 08, 2018

Një fëmijë rreth moshës 11 vjeçare është kidnapuar sonte në Shtime.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Sipas tij 11 vjeçari është kidnapuar rreth orës 20:00.

“Kemi marrë informacion se rreth orës 20:00 një fëmijë i moshës 11 vjeçare është kidnapuar. Policia është në fazën e verifikimit dhe hetimit të ngjarjes”, ka thënë ai.