Gëzim Kokollari
Gjendja aktuale e KH “Kastrioti” në Ferizaj është kjo:
● Nuk ka kryesi,
● Nuk ka kryetar,
● Lojtarët nuk i kanë marrë pagat gjashtë muaj.
● Ajka e hendbollistëve ferizajas janë shpërndarë nëpër klube jashtë Ferizajt.
Rrjedhimisht, klubi gjendet buzë greminës, shpërbërjes dhe shformimit. Kjo gjendje e klubit të jep përshtypjen se edhe Komuna e Ferizajt është pa kryetar, sepse po të kishte një kryetar të përgjegjshëm e jo çfarë e ka formalisht, ferizajasit nuk do të fyheshin në këtë mënyrë me klubin e zemrës së tyre, që ishte krenaria dhe identiteti i tyre nëpër dekada. Grupi i asambleistëve të LDK- së në Kuvendin e Komunës, ka kërkuar disa herë që të debatohet për gjendjen e vështirë në sportin ferizajas por ka hasur në vesh të shurdhër.
P.s: Sa për rikujtim, gjatë mandatit tim sa kam qenë kryetar i KH “Kastriotit” asnjëherë nuk ka pas probleme të kësaj natyre ( pagat e lojtarëve u janë paguar pa asnjë ditë vonesë).